PEQIN- Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele pranë kryqëzimit të Gjocajt në aksin Peqin–Rrogozhinë, ku përplasja e fortë e dy automjeteve ka lënë të plagosur njërin prej drejtuesve.
Ngjarja dyshohet se ndodhi për shkak të një kalimi të gabuar të njërit prej mjeteve në rrugën kryesore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën mjekësore të dëmtuarit dhe për të zbardhur rrethanat e plota të këtij incidenti




