FIER – Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e tre personave është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Ballsh, konkretisht në vendin e njohur si “Kthesa e Krapsit”.
Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një tip “Benz” dhe një tip “Volkswagen”, të cilat janë përplasur fort me njëra-tjetrën për shkaqe ende të paqarta.
Si pasojë e goditjes së fortë, tre persona kanë pësuar dëmtime trupore dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë rrugore, të cilat po punojnë për normalizimin e qarkullimit dhe zbardhjen e plotë të dinamikës e shkaqeve të këtij aksidenti.




