Aksident fatal në autostradë/ 39-vjeçari përplas me mjet këmbësorin, humb jetën në vendngjarje

KAVAJË- Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Blutë sqarojnë, se një 39-vjeçar ka aksidentuar me mjet një këmbësor, i cili ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit që humbi jetën, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R. Q., 39 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit që humbi jetën, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.