Korçë – Një aksident me pasojë vdekjen e një 62-vjeçari është regjistruar pak më herët në aksin rrugor Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Tren.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Menjëherë pas ngjarjes, 62-vjeçari është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në ngjarjen tragjike.
Identiteti i viktimës dhe detaje të tjera mbi aksidentin pritet të bëhen të ditura nga autoritetet në vijim.




