Elbasan, 18 mars – Një shtetas është arrestuar në flagrancë nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Policia e Shtetit, pasi dyshohet për dhunë në familje dhe kanosje.
Në pranga u vu shtetasi Xh. A., 27 vjeç, i cili sipas policisë dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka dhunuar dy familjarë të tij, si dhe ka dëmtuar derën e banesës së njërit prej tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













