Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 09:45 të datës 17 mars 2026 në Elbasan. Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se lënda plasëse është hedhur në oborrin e një banese në pronësi të shtetasit K. Ç., aktualisht e pabanuar. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













