Nga Durim Bami te Altin Morina dhe Mariglen Haka, GJKKO kalon për gjykim dosjen Revanshi

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim shtatë të pandehurit e dosjes së botës së krimit e njohur si “Revanshi”.

Vendimi i gjykatës shënon përfundimin e hetimeve dhe kalimin e çështjes në proces gjyqësor, ku do të shqyrtohen provat dhe akuzat ndaj të pandehurve.

Nën akuzë për këtë dosje voluminoze janë Durim Bami, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Altin Morina, Marklen Haka, Enerigert Mitri dhe Edson Jozëik.