Elbasan – Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme automjeti që ai drejtonte aksidentoi një biçiklist.
Ngjarja ndodhi në bulevardin “Aqif Pasha”, ku është përfshirë shtetasi D. K., 32 vjeç, i cili ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.













