Kreu i PD-së Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK për masën e detyrimit të paraqitjes. Pas daljes nga SPAK, Berisha e ka përqendruar fjalën e tij sot, duke thënë se sipas tij disa prej institucioneve të drejtësisë gënjejnë dhe nuk japin dosjen për gjyqtaren Irena Gjoka.
Nga ana tjetër Berisha thotë se sipas tij, ILD, KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm kanë zvarritur shqyrtimin dhe hapjen e hetimit ndaj saj.
“Prokurori i Përgjithshëm u zvarrit dy vite duke lëpirë çizmet e Irena Gjokës me shumë mbiemra, Irena Gjoka, Manekut. Sepse nuk kishte të qartë se vula apostile nuk kërkon vërtetime, ajo është vulë e sanksionuar në marrëveshjet ndërkombëtare si vulë zyrtare. Pas prokurorit të përgjithshëm, kulmin e arrin KLGJ-ja e cila në akte mashtrimi, në akte kriminale ka mbrojtur dhe ka hedhur poshtë kërkesat për shqyrtimin e saj.
Njërën radhë, pasi avokatëve të mi iu rikthye përgjigje me shkrim pasi Irena me 5 mbiemra ka qenë e shkarkuar nga ish-Presidenti i Republikës Sali Berisha në vitin 1996, kur ky u kërkua nga deputetët e PD-së të themi 3 javë më vonë, iu përgjigj se ndaj kësaj zonje s’ka një dokument të tillë. A mund të imagjinoni një institucion shqiptar që gënjen kështu?
Pastaj vjen famozi ILD dhe ai nuk mund të bënte përjashtim. Kulmore është kjo që ata nuk japin dokument dhe thonë që jo nuk e japim. Nuk i japim dosjen palës ankuese.” -tha Berisha.













