Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë në Cërrik kanë referuar materialet në prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit R. M., 61 vjeç.
Sipas policisë, gjatë verifikimeve u konstatua se ai po kryente punime ndërtimi pa lejen përkatëse nga autoritetet kompetente.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.













