Dhu*noi ish-bashkëjetuesen dhe kërcënoi familjarët e saj, ja kush është autori i ngjarjes

SARANDA- Policia ka arrestuar autorin, i cili dhunoi ish-bashkëjetueses dhe kërcënoi familjarët e saj në qytetin e Sarandës. I arrestuari është Kristi Ceka, 31 vjeç, banues në Borsh.

Ceka ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij dhe e ka dhunuar atë fizikisht. Më pas, ai ka kërcënuar familjarët e saj duke qëlluar disa herë në ajër. Konkretisht ai ka kërcënuar me armë në kokë kunatin e ish-bashkëjetueses së tij

Pas kësaj, ai është larguar me një makinë tip Audi Q7 drejt Borshit. Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:30, shtetasi K. C., 31 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër.

Falë reagimit të shpejtë dhe punës së mirëorganizuar të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja e autorit të kësaj ngjarje. Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.