Policia e shtetit njofton se ka referuar materialet në Prokurori dhe ka shpallur në kërkim shtetasen M.D., 40 vjeçe, banore e Korçës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Burime zyrtare bëjnë me dije se foshnja e saj, vetëm disa muajshe, është braktisur rreth 4 ditë më parë dhe është lënë në kujdesin e nënës së saj, ndërkohë që vendndodhja e saj aktuale mbetet e paqartë.
Rasti u bë i njohur për autoritetet nga një punonjëse e shërbimit social të Bashkisë Korçë. Policia po punon intensivisht për kapjen e 40-vjeçares, ndërsa fëmija rrezikon të qëndrojë pa kujdesin e prindit, sipas të dhënave zyrtare.













