TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama uroj që ky jetë mandati i fundit jashtë Europës. Duke folur gjatë sofrës së shtruar për besimatët mysliman në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit, Rama u shpreh se iftari është një praktikë mirësie dhe ndrojtjeje, ku ndëshkimi dhe zemërata mbeten jashtë dere dhe përkujdesja vjen shumë afër gjithsecilit.
Ai tha se për herë të parë në tri dekada, Ramazani dhe Krishtlindja do të takohen në vitin 2030. Në fund, Rama tha se dëshiron që shqiptarët të jenë shembëlltyra e të vërtetës së madhe ku besimi nuk është vijë që i ndan, por i bashkon.
Edi Rama: Iftari është një praktikë mirësie dhe ndrojtjeje, ku ndëshkimi dhe zemërata mbeten jashtë dere dhe përkujdesja vjen shumë afër gjithsecilit. Uroj t’ju pranohet agjërimi, t’i dëgjohen dhe pëlqehen lutjet çdo agjëruesi dhe çdo kujt të ftuar i uroj që të ketë gjithçka meriton.
Ky është iftari i parë në këtë mandat të katërt, ndërkohë që ky mandat dua të jetë i fundit i një kryeministri jashtë shtëpisë së Europës. Dua ta mbyll me një detaj: për herë të parë në tri dekada, Ramazani dhe Krishtlindja do të takohen në vitin 2030. Duke e ulur siparin e fjalës sime, dua të shpreh një mirënjohje për myslimanët shqiptarë për atë që janë dhe, duke i uruar të kenë çdo të mirë për të cilën luten. Dua të jenë shembëlltyra e të vërtetës së madhe ku besimi nuk është vijë që ndan, por bashkon; ku Islami, njësoj si krishterimi, e thërret Europën në krye të sofrës













