Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut

Kuvendi refuzoi heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke rrëzuar kështu kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes.

Deputetët e PD protestuan vendimin duke bllokuar foltoren, goditur tavolinat me pankarta dhe duke krijuar zhurmë.

82 vota ishin kundër arrestimit dhe 47 pro arrestimit të Ballukut.