Bie ndjeshëm çmimi i naftës në botë, në Shqipëri ndodh e kundërta, reagon ashpër Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi!

Çmimi i naftës në mbarë botën dhe në tregje ka rënë ndjeshëm. Kjo erdhi pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se lufta me Iranin do të përfundojë “shumë shpejt”.

Por në Shqipëri ka ndodhur e kundërta. Çmimi i shitjes së naftës në Shqipëri ka rritur në nivelin prej 198 lekë për litër.

Për këtë arsye, deputeti socialist Erion Braçe ka bërë një denoncim, duke kërkuar të ndalet kjo “poshtërsi” dhe duke akuzuar se po vidhen shqiptarët.

“NAFTA 198 LEKE PER LITER-KY CMIMI I PASDITES!

25 LEKE PER LITER RRITJE VEC NE NJE JAVE!

NDALENI KETE POSHTERSI!

ESHTE REALISHT POSHTERSI!

DEPOT E TYRE I KANE PLOTE DHE NUK JANE MBUSHUR KETE JAVE KUR CMIMI KA KERCYER NE BURSE! JOOO!

I KANE IMPONUAR CDO INSTITUCIONI NE KETE VEND NJE SKEME BANALE SIPAS TE CILES KETA KANE MBUSHUR DEPOT EDHE NJE MUAJ ME PARE, POR NAFTEN E SHESIN ME CMIMIN E BURSES SOT!

ESHTE NJE SKEME QE GRABIT BANALISHT CDO QYTETAR!

Nje skeme qe ka bllokuar tregun, kapur tregun, monopolizuar tregun sa koke keta reagojne te gjithe me te njejtin cmim ne nje pasdite!

Edhe me poshtersi eshte kur thone “he mo se keta prape e blejne, rritja sa te duash cmimin naftes, shqiptari pa makine nuk rri dot”!!

NDALENI KETE POSHTERSI!

Boll na imponuan kete kapitalizmin ku fitojne vec keta!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.