Publikohet foto e autorit që plagosi 39-vjeçarin turk në Tiranë

Tiranë – Policia ka publikuar foto të personit të dyshuar për plagosjen e një shtetasi turk, 39 vjeç, mbrëmjen e së hënës në një lokal në zonën e Saukut.

Hetimet paraprake tregojnë se viktima dhe autori mund të kenë pasur konflikt të mëparshëm, megjithatë 39-vjeçari nuk ka dhënë informacion për motivet ose për identifikimin e autorit.

Autoritetet kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit dhe të zonës për të ndihmuar në identifikimin dhe kapjen e autorit. Pas ngjarjes, i plagosuri u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe gjendjes së tij shëndetësore.