Policia e Elbasan ka finalizuar operacionin e koduar “Targeti”, në kuadër të të cilit u arrestua një shtetas i dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe për veprimtari në fushën e narkotikëve.
Si rezultat i punës së shërbimeve operacionale të Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, u vu në pranga shtetasi Valmir Polisi, 37 vjeç.
Sipas policisë, ai fshihej në një zonë të thellë në fshatin Pishkash. Në momentin që ka konstatuar shërbimet e policisë, 37-vjeçari ka tentuar të largohet, por është kapur pas ndërhyrjes së efektivëve.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar Policin me 9 vjet e 4 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet, 7 muaj e 18 ditë burgim. Pas arrestimit, 37-vjeçari do t’i dorëzohet Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për vijimin e procedurave të mëtejshme.
DVP Elbasan
Finalizohet operacioni i koduar “Targeti”, për kapjen e një shtetasi të dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal, për prodhim, shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike.
37-vjeçari i dënuar me mbi 9 vjet burgim, nga GjKKO-ja, u vu në pranga si rezultat i punës së mirorganizuar të shërbimeve operacionale të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
Shtetasi fshihej në një zonë të thellë në fshatin Pishkash, dhe sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet.
Si rezultat i mirorganizimit të veprimeve policore, nga shërbimet operacionale të DVP Elbasan, menjëherë pas sigurimit të informacionit për vendndodhjen e një pjesëtari të një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, u finalizua në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacioni i koduar “Targeti”.
Në kuadër të operacionit, u kap në një zonë të thellë në fshatin Pishkash, shtetasi Valmir Polisi, 37 vjeç.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas, me 9 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Nga ky dënim, shtetasit Valmir Polisi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 7 muaj e 18 ditë burgim.
Shtetasi do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.













