Arrestohet për mosdhënie të mjeteve të jetesës burri në Librazhd

Librazhd, 8 mars 2026 – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Xh. S., 34 vjeç. Masa u caktua nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.