LIBRAZH- Kryeministri Edi Rama, pasi ka inspektuar situatën në rrugën Librazhd-Prrenjas, ka zhvilluar edhe një takim me banorët e zonës për hapjen e devijimit provizor. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se është hedhur shumë baltë dhe akuza lidhur me këtë situatë, por sipas tij, rrëshqitja e rrugës ka ndodhur për arsye natyrore.
“Kjo situatë ka shkaktuar një rrebesh balte prodhuar nga makineria e baltës politike e mediatike me të gjitha akuzat e shpifjet se medemek u shemb rruga nga korrupsioni, por është e qartë që segmenti është segmenti i vjetër dhe rrëshqitja lidhet me fenomen natyror”, tha Rama













