Braktisi tre fëmijët e saj të mitur, burri e denoncon gruan 30-vjeçare në polici

DURRËS- Një person ka denoncuar bashkëshorten e tij në policinë e Durrësit. Sipas njoftimit të bluve, burri ka kallëzuar se gruaja e tij, 30 vjeçarja me iniciale Xh.T është larguar nga banesa që prej datës 17 shkurt, duke braktisur 3 fëmijët e tyre të mitur. Mësohet se materialet e kallëzimit janë referuar Prokurori.

“Referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi E. T., se më datë 17.02.2026, bashkëshortja e tij, shtetasja Xh. T., 30 vjeçe, është larguar nga banesa dhe ka braktisur 3 fëmijët e tyre të mitur”, njofton policia