Një 11-vjeçar u raportua i zhdukur nga nëna e tij ditën e djeshme në zonën e Freskut, në Tiranë.
Fatmirësisht, i mituri është gjetur sot në Portin e Durrësit, ka bërë me dije për mediat mamaja e djalit.
Sipas burimeve paraprake, 11-vjeçari, Dritan Dema, kishte pasur një debat me nënën e tij një ditë më parë. Ai u pa për herë të fundit pranë shkollës “Androkli Kostallari”, por nuk është paraqitur në orët e mësimit.
Pas shqetësimit për mungesën e tij, nëna ka bërë denoncim në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë, duke dorëzuar edhe foton e djalit për t’i ndihmuar në gjetjen e tij. Falë ndërhyrjes së shpejtë të autoriteteve, i mituri është lokalizuar dhe kthyer pranë familjes.













