VELIPOJË- Situata është tensionuar ndjeshëm në zonën e Baks-Rrjollit, ku banorë të zonës janë përplasur fizikisht me forcat e sigurisë private. Mësohet se konflikti ka nisur pasi përfaqësues të firmës ndërtuese kanë tentuar të vijojnë punimet në zonë, ndërsa banorët kanë kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të tyre.
Në kulmin e tensionit, disa prej banorëve kanë thyer mjetet e punës të kompanisë Gener 2, si dhe mjete të kompanisë së sigurisë që ndodheshin në terren. Banorët shprehen se nuk do të lejojnë vijimin e punimeve në pronën e tyre.
Protestat në Baks-Rrjoll të Velipojës është shoqëruar me përplasje mes forcave të policisë dhe banorëve. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Tiranë që ka njohur familjen Malaj si pronar të ligjshëm, banorët kanë tentuar të shkojnë në tokat që ato pretendojnë se janë të tyre. Por, janë hasur në rezistencën e forcave të shumta të policisë.













