Digjet plotësisht një automjet në Bulgarec, nisin hetimet për zbardhjen e shkaqeve

KORÇË, 28 SHKURT 2026 – Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bulgarec. Sipas informacioneve paraprake, zjarri në mjet ka rënë rreth orës 02:30, ndërkohë që automjeti ka qenë i parkuar në anë të rrugës, në afërsi të disa banesave.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në objektet përreth. Si pasojë e flakëve, automjeti është djegur plotësisht, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesat fqinje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit dhe po shqyrton nëse ngjarja ka qenë aksidentale apo një zjarrvënie e qëllimshme.