GRAMSH- Rruga Maliq–Gramsh po përballet me dëmtime serioze në trupin e saj. Aktualisht ajo po shërben si aks alternativ për lidhjen e juglindjes me Elbasanin dhe më tej me Tiranën. Aja ka pasur plasaritje të thella në disa segmente. Kjo ka krijuar vështirësi në qarkullim e automjeteve dhe ka shtuar rrezikun për drejtuesit.
Ky aks rrugor ka shfaqur problematika edhe më herët, për shkak të problematikave që ka hasur. Por ditët e fundit amortizimi është përkeqësuar, ndërsa ajo mbetet e vetmja rrugë e hapur që siguron lidhjen e qarkut të Korçës me Tiranën./













