Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Kavajë.
Sipas informacionit paraprak, më 21 shkurt 2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. I., rreth 47 vjeç.
Si pasojë e plagëve të marra, 47-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.













