Durrësi sërish nuk ka zhgënjyer sa herë që ka reshje, duke përmbytur rrugët e brendshme të qytetit dhe veçanërisht në zonën pranë stadiumit.
Tashmë kjo situatë po kthehet në një normalitet anormal, por që me sa duket po bën që edhe banorët të përshtaten, duke gjetur secili mundësitë e tij për t’ia dalë në këtë situatë.
Pavarësisht dëmeve që shkaktohen në mjete dhe biznese apo vështirësive të këmbësorëve, duket se askush nuk mban përgjegjësi.













