Tragjike/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricisti!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Tales, në Lezhë, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Elektricisti Mark Prenga 27 vjeç ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po punonte për riparimin e një defekti në një shtyllë elektrike.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.