Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, tha në një deklaratë për mediat se vizita e cila ka nisur të hënën pas dreke në Malin e Zi dhe më pas në Tiranë, ndodh në një moment kur Shqipëria ka hapur grupkapitullin e fundit të negociatave me BE.
Ai bëri me dije se ka nisur puna për raportin vjetor që do të prezantohet në Parlamentin Europian të enjten e ardhshme.
David McAllister, në një konferencë për mediat tregoi se kishte zhvilluar takime me përfaqësues të PD-së, Gazmend Bardhin, Tabakun dhe Albana Vokshin.
Ndërkohë, ai sqaroi se kreun e PD-së, Sali Berisha nuk do ta takonte, pasi do të ikte direkt pas konferencës për shtyp drejt aeroportit.
“U takova me Bardhin, Tabakun dhe Vokshin, por nuk do të takohem me Berishën sepse do të iki në aeroport”, tha ai.
Kreu i Komisionit të Jashtëm të PE komentoi edhe rastin e Belinda Ballukut.
Ai thotë se është në dijeni të kësaj çështje, duke theksuar se nuk është vetëm çështje juridike, por edhe por edhe përgjegjësi politike.
“Unë nuk mund të komentoj me hollësi për çështje individuiale. Por për këtë rast që përfshin zonjë Balluku, do të thosha që është një cështje që do bëjë test kritik për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit”, tha David McAllister.
McAllister theksoi se çështja e Ballukut ka qenë pjesë diskutimeve gjatë vizitës dhe takimeve në Tiranë, ndërsa u shpreh se nuk është në pozicion për të komentuar një çështje individuale.
McAllister theksoi se përtej aspektit ligjor, ekziston edhe një dimension i përgjegjësisë politike.
“Kjo çështje ka pasur një rol gjatë vizitës dhe takimeve tona në Shqipëri. Nuk jam në pozicion të komentoj një çështje individuale. Po vij nga Brukseli dhe kam dijeni mbi rastin, por nuk do të përfshihem në çështjet ligjore të këtij rasti”, deklaroi ai.













