Një aksident rrugor me tre automjete është regjistruar rreth orës 14:30 në aksin “Lezhë–Milot”.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues shtetasin P. N. është përplasur me një furgon që drejtohej nga shtetasi K. Gj., si dhe me një tjetër automjet me drejtuese shtetasen E. Ll.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar K. Gj. dhe E. Ll., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.














