Një i moshuar ka humbur jetën në ambulancën e cila ishte duke u transportuar drejt Spitalit të Traumës.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Durrësit.
Uniformat blu bëjnë me dije se, viktima është 74-vjeri me iniciale, H.D.
Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima është rrëzuar nga shkallët e banesës së tij, duke pësuar lëndime serioze dhe fraktura, kryesisht në kokë.
Ndërkohë, hetimet po ndjeken nga Prokuroria, për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e plota të ngjarjes tragjike.
Njoftimi i policisë:
“Më 9 shkurt, ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, nga spitali i Durrësit në spitalin e Traumës, shtetasi H. D., 74 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar pasi është rrëzuar nga shkallët e banesës”, thuhet në njoftimin e policisë.














