Cërrik/ Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndalohet 48-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik ndaluan me iniciativë shtetasin F. P., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Sipas Policisë, bazuar në pamjet filmike të transmetuara në një emision televiziv, rezultoi se 48-vjeçari nuk po respektonte masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.