KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, 43 ditë pas mbajtjes së tyre. Certifikimi u bë me 11 vota ku VV ka fituar 51.10 për qind të votave.
Kjo duke siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës. PDK ka marrë 20.19 për qind të votave, të cilat përkthehen në 22 vende. LDK ka marrë 13.24 për qind, ose ndryshe 15 vende, ndërsa AAK 5.50 për qind, ose 6 vende në Kuvend














