Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
A. Gj., 37 vjeç, sepse pas përfundimit të ndeshjes së futbollit “Sopoti-Besëlidhja”, ka prishur qetësinë publike duke fyer tifozët dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë;
E. B., 21 vjeç, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin B. B., 25 vjeç, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.














