Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 60 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij dhe, gjatë shoqërimit në Komisariat, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.














