Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit M. P., 37 vjeç, E. Sh., 39 vjeç dhe E. K., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.














