Edi Rama: Përsëri çështja e pagave të gjyqtarëve ka qëndruan në rendin e ditës. Ka pasur shumë çudira, ku gjyqtarët janë vendosur në syrin e një cikloni popullor, të një pakënaqësie për rritjen e pagave. Një përqindje e shqiptareve e kundërshtojnë rritjen e pagave, kurse një përqindje e shqiptarëve kërkojnë një ulje pagash, kjo është e pamundur. Të gjitha që ne kemi bërë në reformën në drejtësi ka një përgjigje e fortë edhe për gjyqtarët. Në çdo vend të botës ka një piramidë pagash, ku fillon me presidentin e Republikës dhe zbret, ku ne pagat e gjyqtarëve i rritëm mbi të gjithë, por nuk i vendosëm mbi të gjithë. Dhe Shqipëria të vendosej vendi i parë në planet ku ky kas gjyqtarësh të vendosej mbi të gjithëve, kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Të kenë sensin e shtetit dhe të mos kërkojnë qira në hell. Unë nuk kam bërë asnjë polemikë, sepse nuk ka asgjë personale, edhe pse jam sulmuar personalisht. Gjithsesi mendoj që pozitive është që nuk ka pasur reagim mbi reagimin tim. Dua të them që gjyqtarët nuk mund të kenë rritje page të përhershme. Shpresoj që Gjykata Kushtetuese t’i vërë vulën kësaj pune. Sepse është cenuar në mënyrë të padrejtë besueshmëria e tyre. Edhe në këtë rast do të ketë një gjë alla shqiptarëshe.














