Aksident në Vlorë! Motori përplaset me makinën

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një motor është përplasur nga pas me një automjet që po lëvizte në të njëjtin drejtim.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit, i cili nuk mbante kaskë mbrojtëse, ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca. Policia po kryen dhe hetimet përkatëse dhe për të nxjerrë shkaktarin e aksidentit.