Cërrik – Procedime penale pas ndërprerjes së ndeshjes së futbollit dhe për prerje të paligjshme drusore

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. H., 32 vjeç, F. B., 46 vjeç dhe K. Rr., 26 vjeçe, pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes KF Turbina U16 – TR 19 Akademi kanë hyrë në fushë duke sharë dhe ofenduar arbitrin, çka solli ndërprerjen e lojës.

Po ashtu, u referuan materialet për shtetasin R. K., 43 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Liqeni i Rramanit”, Belsh, dyshohet se ka prerë lëndë drusore në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.