Ushqimet që hamë çdo ditë po na vr*sin pa kuptuar, ja çfarë shkaktojnë konservantët

Konservantët që shpesh shtohen në ushqime për të zgjatur afatin e tyre të përdorimit mund të kenë efekte të dëmshme për shëndetin, tregojnë dy studime të reja.

Një studim i publikuar në Nature Communications ka identifikuar 12 konservantë që lidhen me një incidencë më të lartë të diabetit tip 2. Studimi analizoi të dhënat e 108,723 pjesëmarrësve nga koha e gjatë e vëzhgimit duke përjashtuar ata që tashmë kishin diabet të konfirmuar.

Mesatarisht, pjesëmarrësit ishin 43 vjeç dhe kishin plotësuar 21 regjistrime dietash 24-orëshe.

Rezultatet treguan se konsumimi më i madh i konservantëve total, përfshirë nitritet dhe disa konservantë individualë, lidhej me një incidencë më të lartë të diabetit tip 2. Rreth një e treta e këtyre konservantëve vinte nga ushqimet ultra-procesuara, dhe rreth 17% e lidhjes mes ushqimeve ultra-procesuara dhe diabetit ishte e ndërmjetësuar nga ekspozimi ndaj konservantëve.

Një studim tjetër, i botuar në The BMJ, shqyrtoi të njëjtën periudhë kohore dhe gjeti lidhje mes disa konservantëve dhe disa kancereve, përfshirë kancerin e gjirit dhe kancerin e prostatës. Për shembull, sorbati i kaliumit lidhej me një incidencë më të lartë të kancerit të gjirit dhe të përgjithshëm, ndërsa sulfitet totale lidhen me një rritje të incidencës së kancerit në përgjithësi.

Autorët e studimeve, Mathilde Touvier dhe Anaïs Hasenbölher, theksuan: “Konservantët e konsumuar gjerësisht si nitritet e natriumit, sulfitet dhe sodium erythorbate lidhen me një incidencë më të lartë të kancerit dhe diabetit tip 2 tek të rriturit francezë. Nga 58 konservantë të analizuar, 12 lidhen me diabetin tip 2 dhe 6 me kancerin.”