Qeni i tij i mori jetën gruas së vëllait, arrestohet pronari i kafshës në Belsh

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 68 vjeç, pasi qeni që ai mbante ka kafshuar shtetasen EEmine Agolli, 65 vjeçe, bashkëshorten e vëllait të tij. Si pasojë e plagëve të marra, 65-vjeçarja humbi jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.