Enrik Banushi është larguar nga drejtimi i shoqërisë policore “Illyrian Guard sh.a”, e cila është me kapital 100 % shtetëror.
Në vend të tij, drejtimin do e marrë Florenc Spaho, ish-drejtori i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, QSUT.
Shoqëria “Illyrian Guard” është e para shoqëri aksionere me kapital 100 % shtetëror, e cila u themelua në vitin 2019 dhe që ofron shërbimet e sigurisë dhe ruajtjes fizike të institucioneve të rëndësisë së veçantë, siç janë institucionet shtetërore dhe në vazhdimësi dhe të bizneseve apo ndërmarrjeve private.
Kryeministri Edi Rama, pak muaj më parë e kritikoi shoqërinë “Illyrian Guard” duke thënë se ishte kthyer në një “jetimore qokash” që humbi misionin e saj fillestar. Ai po ashtu kërkoi një reformë rrënjësore në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe e cilëson Policinë si pjesë të problemit në çështjen e ndërtimeve të paligjshme.













