Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë, Ministria e Arsimit publikon DATAT!

Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të lirimit për nxënësit e shkollave 9-vjeçare.

Mirela Kumbaro, ministrja e Arsimit ka ndarë këtë njoftim në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook” ku ka bërë me dije datat e provimeve.

Respektivuisht me datë 19 Qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe, më 22 Qershor do të zhvillohet provimi i gjuhës amtare për nxënësit e pakicave kombëtare.

Më 25 qershor do të zhvillohet provimi i Matematikës dhe më 30 qershor ai i Gjuhës së Huaj.

Postimi i plotë:

Janë publike datat e Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë:

19 qershor – Gjuhë Shqipe

25 qershor – Matematikë

30 qershor – Gjuhë e huaj

22 qershor – Gjuhë amtare për nxënësit e pakicave kombëtare.