Braçe akuzon qeverinë se tha ‘gjysmën e së vërtetës’ për dëmshpërblimet nga zjarret: Paratë u dhanë për shtëpitë, jo për bagëtinë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur tonet për mënyrën si është trajtuar dëmshpërblimi për dëmet e shkaktuara nga zjarret dhe fatkeqësitë natyrore në bujqësi dhe blegtori.

Përmes një reagimi në Facebook, Braçe thekson se, ndonëse është pretenduar se fondet janë kaluar te bashkitë, e vërteta është se paratë janë ndarë vetëm për dëmet në banesa, ndërsa fermerët dhe blegtorët kanë mbetur pa asnjë kompensim.

Sipas tij, fondet për bagëtinë, frutikulturën dhe mjetet e prodhimit nuk janë përfshirë as në Aktin Normativ të vitit 2025 dhe as në buxhetin e vitit 2026, duke lënë në mes një problem jetik për ekonominë rurale dhe bujqësinë shqiptare.

Postimi i Braçes

GJYSME TE VERTETAT QE TE BEJNE TE NDJEHESH KEQ, DERI GENJESHTAR!
TE MARTEN NE #KUVEND, fola e kerkova:
TE PAGUHEN DEMET E SHKAKTUARA NGA ZJARRET GUSHT-SHTATOR NE BLEGTORI E BUJQESI!
Ne vijim edhe demet e permbytjes se nentorit, ngrices, permbytjes se janarit ne bujqesi e blegtori.
Ate seance dhe ne fundjave, degjova te thuhet se bashkive ju jane kaluar parate e demeve te shkaktuara nga zjarret ne vere.
E VERTETA eshte se bashkive ju jane kakuar parate e demeve te shkaktuara nga zjarret e veres ne SHTEPI!
PARA PER DEMET NGA ZJARRET NE BLEGTORI-BAGETI DHE FRUTIKULTURE, NUK JANE NDARE E NUK JANE PAGUAR!
Ne nentor ne komisionin e Ekonomise, pyeta ministrin e Bujqesise per keto deme dhe pagesat per to; mu pergjigje se do ishin te perfshira ne AKTIN NORMATIV te fundit te vitit; saktesoi se blegtoret do te blegtoret do te demshperbleheshin ne natyre-me bageti sipas llojit te humbur!
Po ne komision, gjate shqyrtimit te AKTIT NORMATIV te fundvitit, pyeta ministrin e Financave per demshperblimin e blegtoreve dhe bujqve per demet nga zjarret e veres;
Mu pergjigje se keto para nuk ishin ne buxhet, ministria e Bujqesise nuk kishte bere kerkese per fonde dhe se duhej para baza ligjore nese i lejonte keto pagesa.
TROÇ, KETO PARA NUK ISHIN NE AKTIN E FUNDIT TE VITIT 2025 DHE NUK JANE KUND NE BUXHETIN E VITIT 2026, SA KOHE AI U MIRATUA NDERKOHE QE KETO PARA DUHET TE ISHIN NE AKTIN NORMATIV TE 2025!
Tani dy gjera;
E para, shume mire qe ne paguajme per demet e zjarreve ne shtepite e njerezve; streha eshte jetike; por shtepia pa pune, mjetet e prodhimit e burimin e te ardhurave, nuk di edhe sa kohe do jete; ekonomia blegtorale eshte jetike per ta!
Nderkohe ekonomia e tyre ben ekonomine kombetare bujqesore qe ka tre vite ne renie te forte!
E dyta, E VERTETA e lene ne mes, nuk zgjidh gje, duhet te shkoj deri ne fund, te njerezit si e mire publike per ta!