Lezhë, 1 shkurt 2026– Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, ku një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit.
Sipas informacioneve paraprake, plagosja ka ndodhur në zonën e njohur si kryqëzimi i Rriles. Ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit, si dhe gjendja shëndetësore e të plagosurit.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin e personit ose personave të përfshirë.













