Mori makinë me qira dhe nuk e ktheu, shpallet në kërkim 27-vjeçari

CËRRIK – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin A. K., 27 vjeç.

Sipas policisë, në muajin maj 2025, 27-vjeçari i ka marrë me qira automjetin shtetasit M. K., 44 vjeç, dhe nuk ia ka kthyer më. Po punohet për kapjen e tij dhe për gjetjen e automjetit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.