Vidhet dyqani i bizhuterive në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan

ELBASAN – Më datë 28.01.2026, shtetasi A. L. ka kallëzuar se i janë vjedhur bizhuteri në dyqanin e tij, i ndodhur në bulevardin “Qemal Stafa”.

Shërbimet e Policisë kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.