ELBASAN – Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit M. H., 38 vjeç, banues në Elbasan, administrator i një subjekti për grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve me përmbajtje metalike.
Gjatë një kontrolli të ushtruar në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, u konstatuan mbetje që nuk ishin trajtuar sipas legjislacionit në fuqi. Për shkeljet e konstatuara, subjekti u ndëshkua edhe me masë administrative në vlerën 2 000 000 lekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













