Kamioçina del nga rruga, humb jetën 50-vjeçari (EMRI)

TEPELENË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:55, në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e përroit” në fshatin Salari.

Bëhet me dije se automjeti kamioçinë që drejtohej nga Arjan Çela 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, ka dalë nga rruga dhe si pasojë 50-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.