Një aksident tragjik ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Gramsh-Poçan”, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbtur të plagosur rëndë.
Viktimë ka mbetur, Dëshira Hoxha 43 vjeçe, me profesion infermiere, ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesi i kamionit Shaban Kotorri dhe pasagjerja Albana Boja.
Dy të plagosurit janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.
Aksidenti ka ndodhur teksa në mjet ndodheshin Dëshira Hoxha, Albana Boja dhe Shaban Kotorrin, i cili në rrethana ende të paqarta, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është rrëzuar në humnerë.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes teksa po punohet për dokumentimin e plotë të rastit.













