Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Gramshit këtë të hënë, pasi një mjet tip kamion që shërbente për transportin e personelit në fshatra ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë në aksin Kabash–Porocan, pranë fshatit Bardhan.
Si pasojë e aksidentit nje person ka humbur jetën në vend. Viktima eshte nje infermjere e i cila punonte në zonat rurale. Në automjet ndodhej edhe një mesuese, e cila ka mbetur e plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Sipas burimeve nga vendngjarja, mjeti dyshohet se ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta, duke përfunduar jashtë karrexhatës. Shërbimet e emergjencës, policia dhe zjarrfikësja kanë ndërhyrë për nxjerrjen e te plagosurve dhe transportimin drejt spitalit.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa pritet edhe një komunikim zyrtar për dinamikën e ngjarjes.













